Sekuestrohen në Tiranë 5 kg heroinë, në pranga 3 persona, u ndoqën nga Durrësi

Sekuestrohen në Tiranë 5 kg heroinë, në pranga 3 persona, u ndoqën nga Durrësi

Foto ilustruese

TIRANË - Sekuestrohen 5 kg heroinë në Tiranë gjatë operacionit të policisë të koduar "Vollga" ku në pranga kanë rënë tre persona. Policia njofton se tre trafikantët janë ndjekur nga Durrësi dhe janë ndaluar në Tiranë. Policia jep vetëm inicialet e të arrestuarve si B.D., A.T, dhe N.M, ndërsa është ekzekutuar gjithashtu edhe urdhri i ndalimit për A. R. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Operacioni është zhvilluar një ditë më parë në zonën e Saukut ku fillimisht u raportua për 10 kg heroinë të sekuestruara dhe për pesë persona të arrestuar (Lexo këtu), ndërsa policia ka dhënë njoftimin e parë zyrtar pas 16 orësh. 

Njoftimi i policisë

Durrës
• Operacioni "Vollga", goditet një grup që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta
• Sekuestrohen lëndë narkotike, vlera monetare, automjete dhe aparate celularë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale kanë finalizuar operacionin e koduar "Vollga".

Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: B.D., A.T, dhe N.M. U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?