Sekuestrohen qindra kapsollë e fishekzjarrë në Shkodër, disa me fuqi të lartë shpërthyese! Nën hetim penal 67-vjeçari

Policia e Shkodrës ka kryer kontrolle në subjekte të ndryshme për parandalimin e futjes dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike.

Në lagjen Perash, Shkodër, në dyqanin në pronësi të shtetasit M. G., 67 vjeç, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.

Konkretisht janë sekuestruar 850 kapsolla Zeus dhe 198 fishekzjarrë, nga të cilët 78 me fuqi të lartë shpërthyese.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. G. u procedua penalisht për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Fshehja e të ardhurave“ dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli