Në një kontroll të ushtruar ndaj një autobusi udhëtarësh i cili ishte duke hyrë për në Turqi nëpërmjet pikës kufitare Ipsala u sekuestruan rreth 6 kilogramë kanabis sativa të cilat ishin të mbështjellë në trupin e dy personave, shtetas shqiptarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Drejtorisë së Degës kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar kryen një kontroll ndaj një autobusi udhëtarësh me targa greke i cili po hynte në Turqi nëpërmjet pikës kufitare Ipsala.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruar 6 kilogramë e 175 gramë kanabis dhe 50 gram pilula të drogës të mbështjella me ngjitëse në trupin e udhëtarëve, shtetas shqiptarë me inicialet A.Ç dhe A.Z.
Mësohet se shtetasit me inicialet A.Ç dhe A.Z u arrestuan nga punonjësit e policisë.
/Shqiptarja.com