Sekuestrohet 1 kg heroinë
do transportohej drejt Athinës

Sekuestrohet 1 kg heroinë<br />do transportohej drejt Athinës
GJIROKASTER-Sekuestrohen në pikën kufitare të Kakavijës 1 kg heroinë, si dhe 0.5 kg përzierës heroine. Aksioni i policisë u krye paraditene sotme rreth orës 11.30, kur gjatë një kontrolli në automjetin tip benx, që drejtohej nga shtetasi Sokol Dulla, në hapsirën mes dy sediljeve të para në pjesën plastike janë gjetur dy pako, brenda të cilave ishte lënda narkotike, prej 1 kg heroinë. Ndërkaq nga kontrolli i mëtejshëm në bagazhin e automjetit u gjet edhe një qese plastmasi e mbushur me përzierës heroine me peshë 0.5 kg.

Në këtë automjet udhëtonin edhe katër shtetas të tjerë nga Berati, të cilët janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, por pas marrjes në pyetje rezultoi se ata nuk kishin asnjë lidhje me trafikimin e lëndës narkotike, ndaj janë lënë të lirë.Ndërkaq drejtuesi i automjetit shtetasi, Sokol Dulla, 37 vjec nga Berati ,është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas e kishte blerë lëndën narkotike në Berat dhe do ta transportonte në Athinë .Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik të heroinës.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullim, qytetarët: Na kursen kohë e shmangim trafikun, standarde europiane

Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullim, qytetarët: Na kursen kohë e shmangim trafikun, standarde europiane