
Burime për Report Tv pohojnë se Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme. Landi Muharremi njihet edhe me emrin Aleksandër Laho, i përshirë në dhunimin e një biznesmeni libanez në vitin 2016, ndërsa ishte në makinë në 1 nëntor të vitit të kaluar në Shkozet kur iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja.
Landi Muharremi 48-vjeç ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja që ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, është një emër i njohur për policinë. Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve Skënder Kraja, Landi Muharremi dhe kushëriri i tij. Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria.
Për ngjarjen u arrestua Skënder Kraja ndërsa Muharremi u shpall në kërkim së bashku me kushëririn e tij, por përfshirja e tyre nuk u faktua zyrtarisht. 'Omnix Albania', kompania e Mitrit do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Sipas kompanisë Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit. Por pas dhunimit fizik qe iu be presidentit te Omnix Fadi Mitri, kompania u terhoq nga investimi ne Shqipëri.
Lajmi kryesor:
Pas Gjokës, anti-KÇK-ja u sekuestron makinat e blinduar Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe 'Rrumit' të Shijakut, që iu bë atentat me prokurorin
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Komisionerja Kos takon drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, 'kokë më kokë' me Dumanin, Çelën dhe Metanin për afro një orë
13 Mars, 20:37
-
Përkrahu Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e tij
13 Mars, 19:33
-
‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter
13 Mars, 19:17
-
Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron! Ja gjyqtarja që do vendosë
13 Mars, 15:39
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Pandeli Majko reagon pasi u la në listën e hapur në Tiranë: Bufi ushqehet me minj! Beteja ime është për Shqipërinë e fëmijëve tanë
13 Mars, 08:19
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
Anri Bala: Pse SPAK nuk i heton financuesit dhe informatorët e 'gazetarëve të posaçëm' kur bëhen presione ndaj drejtësisë?
12 Mars, 09:30
-
Mero Baze: Nëse 'prova' e re e SPAK për Veliaj është miqësia me mua, është provë shumë e vjetër
11 Mars, 20:44
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Rama ka strategji mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, Berisha për herë të katër në opozitë! PL në degradim total
11 Mars, 19:39
-
Prova të reja kundër Veliajt, avokati Petraj: E paprecedentë në Apel! Gazetari Bala: Magjistratët s'guxojnë të sillen me bandat si me kryebashkiakun
11 Mars, 18:34