Tre persona nga një familje janë arrestuar në Fier, dy po hetohen në gjendje të lirë dhe njëri është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit të një banese u gjetën nga kontrolli dhe u sekuestruan rreth 1,4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në kuadër të operacionit të koduar "Shënjestra".
Të arrestuarit janë; I. T. 47-vjeç, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, djali i tij G. T. 22-vjeç dhe kunata T. T. 51-vjeçe, banues në Bishanak. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e Z. T. 55-vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor, ndërsa dy persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Një pjesë e heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje. Report Tv sjell pamjet e operacionit të sekuestrimit të lëndës narkotike dhe momentit të arrestimit të tre personave nga policia e Fierit.
Fierakët e vlonjatët lalucolepër janë një rracë, por dikur i ndanë për ti kontrolluar më mirë.. Xhuxhëria e paudhësisë së tyre është e paparë..
PërgjigjuFredi,Fieraket jane nga djemte me korrekt,te zgjuar,ambicioz dhe trima qe kam njohur.trima ne simbioze me zgjuarsine kuptohet,trimat budallenj nuk jane trima sepse ju mungojne cilesite e siperpermendura.Vlonjatet dhe Leberit ne vecanti pastaj e kane bluar historine e Shqiperise,i ke inat jepi hakun,por jane mendjemedhenj dhe pordhac.ke te drejte kur thua Vlonjatet dhe Fieraket jane pak a shume nje rrace me shume ngjashmeri.