Sekuestrohet jahti luksoz i miliarderit rus në Gjibraltar

Sekuestrohet jahti luksoz i miliarderit rus në Gjibraltar

Një superjaht në pronësi të një miliarderi rus të sanksionuar është konfiskuar nga autoritetet e Gjibraltarit, thotë Sekretari i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps. Jahti i përket oligarkut Dmitry Pumpyansky, kompania e prodhimit të tubave të çelikut, që furnizon gjigantin rus të gazit Gazprom.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi sanksione ndaj Pumpyansky javën e kaluar, duke vlerësuar pasurinë e tij neto në 1.84 miliardë paund (2.44 miliardë dollarë). Sanksionet zbatohen gjithashtu në territoret jashtë shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë Gjibraltarin.

“Si sekretar transporti, unë po bëj gjithçka që mundem për të gjymtuar industrinë e aviacionit dhe transportit të Rusisë, dhe mesazhi im për Putinin dhe miqtë e tij është i qartë – nuk ka ku të fshihen”, tha Shapps.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit