Sekuestrohet makina e
funeralit me gjithë të vdeku

Sekuestrohet makina e <br />funeralit me gjithë të vdeku
“Bëjmë vetëm dhjetë funerale në vit dhe siguracioni kushton tepër”. Kështu u justifikuan me policinë rrugore dy pronarët e një agjencie funerali në rajonin e Kalabrisë në Itali, të cilët u ndaluan në autostradë ndërsa ngisnin një makinë funerali Mercedes Benz pa siguracion.

Mjeti po transportonte kufomën e një 84-vjeçari që kishte vdekur në Bergamo (veri) por do të varrosej në Krotone (jug).

“Do ecim ngadalë dhe nuk bëjmë aksidente”, thanë gjatë kontrollit babë e birë që drejtojnë shoqërinë e ceremonisë së varrimeve. “Përveç këtij rasti, punojnë vetëm në Karabri”, i shtuan ata agjentëve që sekuestruan mjetin. Këta të fundit fillimisht u siguruan që kufoma të vazhdonte udhëtimin drejt Krotone-s me një tjetër mjet.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren