
Në valën e sanksioneve të vendosura kundrejt personave të afërt me Presidentin rus Vladimir Putin, një jaht luksoz prej 300 milionë dollarësh në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov është sekuestruar nga autoritetet e Fixhit.
Jahti luksoz, Amadea, i cili u ankorua në Lautoka është 105 metra i gjatë dhe ka tetë kabina, një sallon VIP dhe një helikopter.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve Merrick Garland tha se departamenti dëshiron të bëjë të qartë se nuk ka “vend për t'u fshehur për pasuritë e kriminelëve që mundësojnë regjimin rus".
Kerimov është bashkëpronar i Gazpromit të Rusisë dhe një zyrtar i qeverisë ruse. Ai u përshkrua nga Departamenti Amerikan si pjesë e një grupi oligarkësh që përfitojnë nga qeveria ruse përmes korrupsionit dhe aktivitetit të saj keqdashës në mbarë globin, duke përfshirë pushtimin e Krimesë.
Lajmi kryesor:
Lavrov e quajti Hitlerin hebre, Putin i kërkon falje Izraelit! BE gati të fusë në ‘listën e zezë’ të dashurën e presidentit rus! Kievi: Nesër fillon evakuimi nga Mariupol









