Selami rrëfen momentin e krisjes
me Bashën: E quajta sfidë personale

Selami rrëfen momentin e krisjes<br />me Bashën: E quajta sfidë personale
Kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami, ka rrëfyer për herë të parë momentin e krisjes me Lulzim Bashën. 

Selami thotë se ishte qershori i 2015-ës kur mbaheshin zgjedhjet lokale dhe ai ishte ngarkuar me punë në njësinë nr.2 në kryeqytet.

Për kryetar të Bashkisë së Tiranë kandidonte Halim Kosova. 

Selami kujton se Basha shpërfilli strukturat lokale të PD dhe këtë vendim të kryedemokratit ai e ka cilësuar si sfidë personale. 

"“Thyerja e fortë, që ia kam thënë zotit Basha, ndodhi në zgjedhjet lokale unë isha caktuar në njësinë nr. 2. Ne vendosëm që të bënim primare dhe zgjodhëm 27 kandidatë për këshilla bashkiakë. Kryesia do merrte vetëm 9 për këshilltarë. E di sa u morën nga këto emra? Zero. Këtë e mora si sfidë personale nga zoti Basha", tha Selami për Top Story.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike