TIRANE - Deputeti demokrat Selami Xhepa në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” teksa ka cilësuar procesin e zgjedhjet së kreut të PD si të deformuar dhe vetë kryetarin të paracaktuar, tha se këtë proces nuk duhej ta kishte udhëhequr Berisha por sekretari i përgjithshëm Ritvan Bode. Për të, thyerja e këtyre rregullave, presionet ndaj mbështetësve të Olldashit dhe heqja nga lista e këtyre mbështetësve, kanë krijuar idenë se kryetari i ri Basha është një protektor i interesave të vetë Sali Berishës. Njëherësh Xhepa s’ka munguar të shprehet se PD humbi shansin e rithemelimit dhe se mesazhi i tij për segmentet radikale brenda kësaj partie ishte që të hiqnin dorë nga gjuha e forcës dhe përjashtimet për t’ju përkushtuar pajtimit dhe ringritjes së opozitës.
PD humbi thellë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Cilat mendoni se ishin shkaqet kryesore të kësaj humbjeje të rënë?
Tashmë është shkruar dhe komentuar gjerësisht rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit. Disfata e PD-së në këtë ballfaqim elektoral për shumëkënd ishte e pritshme, pasi një qeverisje prej 8 vitesh krijon detyrimisht konsum të mjaftueshëm, që ta justifikojnë një gjë të tillë. Por, fakti që rezultati nuk ishte një humbje e thjeshtë, por një ndëshkim mbi qeverinë, sigurisht që kërkon më shumë se një koment të thjeshtë prej analisti. Personalisht jam shprehur në disa shkrime e intervista mbi shkaqet e humbjes, duke filluar që nga problemet e thella të qeverisjes problematike në mandatin e fundit, e deri te problemet morale të shoqerisë sonë.
Por, ajo që më befason më shumë është se ndërsa për këto zhvillime kanë folur shumë aktorë të shoqërisë, ajo që nuk ka folur akoma është vetë PD-ja, strukturat dhe forumet e saj drejtuese. Të cilat nuk mund të mbeten të heshtura përpara anëtarësisë së thjeshtë, përpara demokratëve dhe qytetarëve të thjesht te cilët duhet të dinë nga forumet e tyre drejtuese se çfarë shkoi gabim në këtë ballafaqim; se përse ata duhet të paguanin një çmim kaq ndëshkues.
Prisja që hapi i parë reflektues të mos ishte thjeshtë dorëheqja e z.Berisha nga funksioni i kryetarit të PD-së, por që ky hap të pasohej nga një proces i thellë reflektimi e analize në çdo strukturë, dhe pastaj kjo të shoqërohej me një riperteritje politike të të gjithë strukturës dhe të forumeve drejtuese të saj. Fatkeqësisht, me kërkesat groteske që bëhen në emër të transparencës (të cilat siç po dëshmon rinumërimi ka qënë thellësisht korrekt dhe se vullneti i qytetarit është lexuar realisht siç ishte), akoma ka tentativa për ta deligjitimuar fitoren e kundërshtarit politik, në vend që të mbyllet procesi sa më parë e të kërkohen përgjegjësitë brenda vetes.
Mendoni se përzgjedhja e kandidatëve, për më tepër përfshirja në këto lista dhe e deputetëve socialistë “safi” solli çorientimin e elektoratit demokrat?
Lista e kandidatëve ka një pjesë të rëndësishme të përgjegjësisë. Kandidatë të padëshiruar për qytetarët, figura të kunsumuara apo të përfolura për afera, e deri te influenca familjare dhe “indulgjenca” në blerjen e mandatit të deputetit, janë faktorë të rëndësishëm dhe që kanë luajtur një rol të caktuar veçanërisht në ndëshkimin e PD. Duhet thënë se kjo nuk është një çështje vetëm e PD. Kundërshtari politik ka gjithashtu një barrë të madhe në këtë aspekt duke lënë jashtë listave të tyre eksponentë të rëndësishëm e historikë të tyre, e duke përfshirë emra aleatësh apo duke futur në koalicione aleatë me precedentë të rrezikshëm për të garantuar një qeverisje të pastër e të pakorruptuar. Ajo që qytetarët konstatojnë është se cilësia e parlamentit nga një legjislaturë në tjetrën, në vend që të përmirësohet, po bie. Ky është një sinjal i keq për të ardhmen e reformave demokratizuese që duhet të kryhen që në parlament dhe më tej në të gjithë spektrin e institucioneve publike.
Kreu i PD dha dorëheqjen pas bërjes publike të rezultatit humbës për mazhorancën. Mendoni se ai duhej të merrte përgjegjësinë kryesore për këtë humbje...?
Siç e thashq dhe mq lart, dorëheqja e z.Berisha është akti normal dhe besoj kryesor në përgjegjshmërinë e procesit elektoral. Por, nga ana tjetër, mendoj se ky është një proces dhe jo një akt i thjeshtë. Procesi i analizës dhe përgjëgjësisë duhej të kalojë në të gjithë strukturën politike dhe kjo mund të shërbente si një start i ripërtëritjes së plotë e të thellë të të gjithë piramidës politike. Berisha ishte arkitekti i fushatës dhe drejtuesi i saj, pra edhe personi kryesor përgjegjës, por dorëheqja e tij nuk është e mjaftueshme.
Në krye të PD u zgjodh Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës që fitoi përballë Sokol Olldashit. Si e konsideroni garën mes tyre, pasi vetë Olldashi e cilësoi procesin të deformuar, ndërsa akuzoi për fshirjen nga listat të anëtarëve që kanë qënë palca e PD?
Zgjedhjet në PD në gjykimin tim duhet të mos ishin kryer me kaq nxitim. Së pari, dorëheqja e z.Berisha do të thotë se Sekretari Përgjithshëm i PD merr kompetencat për të drejtuar partinë deri në zgjedhjet e reja. Gjatë kësaj periudhe duhet të ishte ishte përcaktuar procedura, të përcaktoheshin rregullat e përzgjedhjes së kandidatëve, të përgatitej infrastruktura zgjedhore. Pra, të kishte një kohë më të mjaftueshme si për analizat e zgjedhjeve, ashtu edhe për të kryer një garë përzgjedhëse të ndershme dhe dinjitoze.
Zbatimi parimit “një anëtar një votë” ishte hera e parë që do përdorej, dhe PD kishte shansin të vendoste vërtet standardin më të lartë demokratik në përzgjedhjen e drejtuesit të saj. Por edhe ky shans u humb. Dhe druaj se kjo do ketë pasojat e veta në të ardhmen politike të saj. Procesi i garës ishte i deformuar, përkrahës të z.Olldashi nuk u regjistruan për votim, u ushtruan presione politike të shëmtuara në favor të fituesit të garës, fletët e votimit ishin të identifikueshme (dhe bie dakord me cilësimin e z.Lubonja), etj. PD humbi realisht një shans të madh të ripërtëritjes/rithemelimit të saj, gjë që nuk të krijon entuziazëm për të ardhmen e saj edhe në opozitë.
Nënkryetari i PD Patozi akuzoi Berishën se gaboi me procesin e zgjedhjes së Bashës dhe se ai ishte një fitues i paracaktuar. Njëherësh dha dorëheqje nga të gjitha funksionet por dhe nga kandidimi në PD, duke paralajmëruar se mund të ketë spastrime në PD. Mendoni se ka gjasa për ndonjë frakturë apo çarje në PD?
E përshëndes veprimin politik të z.Patozi e do besoj se e gjithë kryesia e PD duhet të kryejë një gjest të tille, pasi në planin institucional ai është forumi më i lartë ekzekutiv dhe operativ në drejtimin e partisë. Duam apo nuk duam, fakti që procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri ishte një proces i kontestueshëm, jo vetëm nga lart por nga vetë anëtarësia e partisë, sigurisht që ka një kosto. Por, në gjykimin tim këto janë kosto të pranueshme pasi ky debat i shërben një procesi “pastrimi” që në PD s’kishte ndodhur më parë siç ka ndodhur shumë më shpesh në PS. Kam dëgjuar edhe ndonjë koleg që e cileson këtë polemikë se është në dëm të interesave të PD. Në fakt unë mendoj krejt të kundërtën. Ky debat i hapur do ta shëndoshë më shumë klimën politike brenda PD-së dhe nës do prodhojë rezultate pozitive, do ta ndihmoje atë të rikthehet sërish në qeverisje. Pra, pranimi dhe reflektimi dhe jo mbyllja, janë alternativa më e mirë për të ardhmen e PD-së.
Ka zëra për lëvizje të anëtarëve demokratë drejt FRD të Topit. Si mund të parandalohet një “eksod” i tillë dhe a është në gjendje Basha të mbajë partinë të bashkuar?
Demokratët duhet ta bëjnë këtë debat brenda familjes së tyre, duke ruajtur njëherësh dhe angazhimin e tyre në këtë forcë politike më të madhe të vendit. Nuk mund të perjashtoj që ndonjë element mund t’i bashkohet forcave të tjera politike, por vendi dhe roli i PD si forca e parë më e madhe opozitare në katër vitet që vijnë dhe pretendetja kryesore për qeverisjen e ardhshme, do të mbeten të pacënuara. Prandaj, mesazhi im për disa segmente radikale në parti është se, më tepër se gjuhën e forcës dhe të përjashtimit, duhet të adoptojnë gjuhën e pajtimit dhe bashkimit. Vetëm kjo do ishte alternativa e ruajtjes së kohezionit politik brenda familjes politike.
Sa real është Basha si kryetar i PD, ku ka mjaft akuza se fijet në prapaskenë i luan Berisha?
Fakti që z.Basha ishte i përzgjedhur si pasardhës dhe shihet nga shumëkush si protektor i interesave politike të vete z.Berisha, sigurisht që është problematik. Nëse z.Basha do të ishte zgjedhur si kryetar i PD pa përfshirjen e z.Berisha, them se ai do shihej si lideri i vërtetë nga çdo demokrat. Tani do të duhet shumë kohë që kjo çështje të kapërcehet. Vetem nëse vetë z.Basha do të bëjë atë që z.Mustafaj theksoi që “ai t’i tregoje vendin vetë z.Berisha”. Gjë që nuk ka asnjë gjasë të ndodhë.
Dhe e fundit, duke qënë se Basha është dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, a ekziston frika që tëpërsëritet precedcenti “Rama”, që e la të majtën tetë vite në opozitë?
Më tepër se precedenti i Ramës që ta lërë PD dhe tetë vjet në opozitë, më i sigurtë është skenari që qytetarët e Tiranës do të kenë një kryetar bashkie jo funksional; që ndarja e pushtetit vendor me atë qëndror do prodhojë bllokime financiare buxhetore. Pra, zhvillimi i kryeqytetit do të jetë problematik. Po ashtu dhe reformat e decentralizimit të pushtetit, urbanistika, etj, do të kalojnë në ngërçe ku do të jetë e vështirë gjetja e mirëkuptimit politik, duke patur parasysh intrasigjencën që dominon akoma tek të dyja palët politike.
Pra prioriteti i PD...?
Prioritare tashmë për PD s’është rikthimi në pushtet, por krijimi i një identiteti dhe profili të ri politik, jo ai i një force politike agresive dhe e një opozite të dhunshme e luftarake, por e një force politike realisht demokratike, progresiste dhe e vlerave europiane, një force politike që i bashkon qytetarët rreth vlerave më të mira që aspiron vendi. Vetëm kështu do të mund të ngjallet besimi i publikut ose përndryshe do të duhet të presim sa “të trashet sërish zullumi” i qeverisjes së koalicionit të majtë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com