Selami: Zgjedhjet të shtyhen në
shtator, Basha të japë dorëheqjen

Selami: Zgjedhjet të shtyhen në<br />shtator, Basha të japë dorëheqjen
Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Eduard Selami gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se i ka kërkuar zyrtarisht Lulzim Bashës që të shtyhen zgjedhjet për kreun e ri të së djathtës për në shtator, por kryetari i ‘ngrirë’ nuk ka pranuar.
 
Selami u shpreh se Basha i kishte thënë se nuk ka kompetencë për të vendosur datën e zgjedhjeve dhe nuk mund ta ndryshonte.
 
U takova me Bashën dhe biseda ka për qëllim për të bërë një garë sa më të pastër që të dalim sa më të fortë. Ne u takuam me simpatizantët atje dhe i bëra një vërejtje shoqërore ‘që e ka nisur pak me vonesë fushatën’.

Kjo është një garë brenda familjes, një garë vizioni. Ka kohë që unë kam mbajtur një qëndrim ndaj Bashës. Duhet një lidership i ri dhe fatkeqësisht Basha nuk e ka, unë mund ta bëj këtë gjë.
 
I sugjerova që data 22 nuk na jep kohë për fushatë dhe unë propozoj javën e parë të shtatorit, ai më tha që nuk është kompetencë e tij. Një shtyrje do të jepte më shumë mundësi
’ tha ai.
 
Gjithashtu, Selami zbuloi se gjatë takimit i ka kërkuar Bashës që të jepte dorëheqjen për një garë të barabartë.
 
Nëse do të isha në vendin e Bashës do të jepja dorëheqje. Edhe pse nuk e jep dorëheqjen unë do të vazhdoj garën në PD.
 
Ndaj shqetësimin e grupeve të tjera në PD për shkeljen e statutit, por zgjidhja është institucionale.
 
Gara ka vend që të jetë më e pastër, por nuk mendoj që duhet të bllokojmë procesin, pasi PD do të futej në një spirale të pakëndshme
” deklaroi ai.
 
Deri tani zyrtarisht gara për PD është mes Selamit dhe Bashës, pasi Patozi duket se ka mbetur jashtë, pasi kryetari i ‘ngrirë’ nuk ka pranuar kërkesën për dorëheqje. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre