Selanik, FSHF nisin seleksionimet e
talenteve, nesër zhvillohet në Athinë

Selanik, FSHF nisin seleksionimet e<br />talenteve, nesër zhvillohet në Athinë
Ka nisur sot në orën 09.00 në Fushën Sportive “AO LEONTES” të Selanikut seria e seleksionimeve për futbollistët kandidatë të skuadrave kombëtare të moshave.
 
 Këto seleksionime, që kanë nisur sot do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit janar sipas një grafiku të përcaktuar nga Sektori i Ekipeve Kombëtare.
 
Në seleksionimin e sotëm morën pjesë për datëlindjen 2000-2001, 31 futbollistë. Ndërsa për datëlindjen 1998-1999, kishte 38 futbollistë. Nën vëzhgimin e trajnerëve të kombëtares U-17, Xhemal Mustadanagiç të kombëtares U-19 Arjan Bellai, dhe specialistit Abdyl Kuriu anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, kandidatët treguan vlerat e tyre.
 
Sipas informacionit që ka dhënë për faqen zyrtare të FSHF, Denis Lilo, nga Drejtoria e Ekipeve Kombetare, nesër grupi i specialistëve seleksionues, do të zhvendoset në Athinë ku për dy ditë me radhë, do të vazhdohet me pjesën tjetër të futbollistëve kandidatë nga Greqia. Seleksionimet do të vazhdojnë më 9 janar në Zyrih dhe 11 janar në Verona.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur