Selanik, gjendet e masakruar
adoleshentja nga Korça

Selanik, gjendet e masakruar<br />adoleshentja nga Korça
SELANIK-  Dy adoleshentë, njëra prej tyre vajzë nga Shqipëria janë gjetur të vrarë në Selanik.

Policia informoi se adoleshentja 16-vjeçare, nga Drenova e Korçës, është gjetur e vdekur në Selanik, në një pyll pranë zonës së quajtur Lagada.
Kufoma e vajzës u gjet pranë trupit të pa jetë të 16 vjeçarit grek nga fshati Xanthi, i njohur si mik i ngushte i vajzes shqiptare.

NEWS24 bën të ditur se vajza është Kristiana Miçani dhe banonte me të atin në Greqi. Familja e adoleshentes ishte e divorcuar prej 15 vitesh. 

Prej një muaji vajza rezultonte e zhdukur bashkë me djalin grek dhe kërkoheshin nga policia e Selanikut.Një banor i zonës, zbuloi dy trupat e vrarë e të dekompozuar në pyll.  Pamundësia e identifikimit për shkak të dëmtimit të trupave të dy të rinjve ka bërë që policia të bë analizën e ADN-së. Nuk dihen ende arsyet e vrasjes monstruoze, por policia e Selanikut po heton mbi ngjarjen.
(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ