Selanik, kapen 2 shqiptarë, kishin ndërtuar një shtëpi kabanibisi

Selanik, kapen 2 shqiptarë, kishin ndërtuar një shtëpi kabanibisi

Foto ilustruese

Policia e Selanikut ka arrestuar dy të rinj shqiptarë gjatë ditës së sotme pasi u zbulua se kishin përshtatur një apartament dhe kishin kultivuar aty kanabis sativa.

Bëhet me dije se të arrestuarit janë njëri 20 vjeç dhe tjetri 26 vjeç, të cilët kishin investuar për ndërtimin e një serre të mirëfilltë në apartament me qëllim rritjen e kanabisit.

Në laboratorin e improvizuar policia sekuestroi 39 rrënjë kanabisi të rritura në një gjatësi prej tre metrash, llampa të fuqishme që përdoreshin nga të rinjtë, një transformator, rreth 545 euro, si edhe mjete të tjera të nevojshme për një aktivitet të tillë.

Të arrestuarit u dërguan në prokurori për hetime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet