Selanik/ U kapën me 585 kg kokainë, paraburgim për 5 shqiptarët! Dëshmon kreu i bandës shqiptare: Jam zjarrfikës

Selanik/ U kapën me 585 kg kokainë, paraburgim për 5 shqiptarët! Dëshmon kreu i bandës shqiptare: Jam zjarrfikës

Sasia e kokainës dhe 5 shqiptarët para gjykatës

Para Gjykatës së Selanikut ditën e sotme janë paraqitur 5 shqiptarët që u kapën një javë më parë me një ngarkesë prej 585 kilogramësh kokainë. Ata akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike, ku Gjykata mori vendimin për grupin, masë arresti me paraburgim.

Grupi i tyre përbëhej nga 4 burra dhe 1 grua, të cilët para gjykatës thanë se ata ishin thjeshtë transportues të ngarkesës dhe se sasinë e lëndës narkotike do e dorëzonin tek një person tjetër. Grupi tha se ata thjeshtë po zbatonin detyrën që i’u ishte përcaktuar, duke lënë të nënkuptohej se ata nuk kishin informacione të tjera në lidhje me destinacionin final të ngarkesës, raporton grtimes.

Po ashtu pritet të ketë edhe një seancë tjetër gjyqësore ku grupit do i komunikohet masa finale nga drejtësia greke. Ndërkaq mediat greke raportojnë se njëri prej pesë shqiptarëve, konkretisht një 50-vjeçar dyshohet të jetë “koka” e grupit kriminal.

Në dëshminë e tij 50-vjeçari ka mohuar akuzat, për drejtim të grupit kriminal, duke theksua se zbatonte urdhra. Ai ka thënë para gjykatës se punon si zjarrfikës në Shqipëri. Mbetet për t’u parë nëse dëshmia e tij është e vërtetë ose jo.

Kujtojmë se informacioni për ngarkesën e paligjshme, më e madhja e kapur në Selanik dhe një nga më të mëdhatë në mbarë vendin, mbërriti te autoritetet greke përmes zyrës së Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA) në Athinë. Zyrtarisht nuk dihet se si dhe kur ka mbërritur droga, por dyshohet se ka ardhur nga Amerika Latine dhe se është transportuar me rrugë detare në portin e Selanikut

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar

VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar