Seldi i kërkon falje publikisht
Sinanit, por ja si reagon këngëtari

Seldi i kërkon falje publikisht<br />Sinanit, por ja si reagon këngëtari
Prej 3 vitesh Sinan Hoxhën dhe Seldin nuk i kemi parë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për të sjellur për publikun shqiptar ndonjë këngë të re.

Është përfolur shumë në media se dyshja e njohur janë zënë së bashku dhe nuk kanë më komunikim me njëri-tjetrin.

Por gjatë një emisionit Kosovë Show, dyshja e njohur e skenës shqiptare janë pajtuar. Sinani ishte i ftuari i parë në emision ku lexoi edhe një letër që i kishte dërguar menaxheri i tij Avni Selimi
 
Në të ai i kërkonte publikisht Sinanit të realizojë të tjera bashkëpunime me Seldin. Dhe në atë moment u shfaq në studio Seldi.
 
“Unë kam bërë disa gabime me Sinanin, por po ia le fajin moshës dhe i kërkoj falje publikisht për gabimet. Faktikisht çdo gjë për të cilën ai më ka këshilluar ka dalë e vërtetë, ka qenë si një baba për mua”,-
ka thënë Seldi.
 
Më pas fjalën e ka marrë Sinani dukshëm i emocinuar. “Seldi është djalë i jashtëzakonshëm. Unë jam treguar më shumë seç duhet si një babi për këtë duke e këshilluar që në një moshë shumë të re. E pranoj me shumë kënaqësi kërkesën e Avniut, sepse përderisa i kam dhënë njëherë dorë, mund t’i jap dorë sërish edhe pse ai është shumë këngëtar i mirë dhe nuk ka nevojë për dorë”.
 
Gjithashtu ai nuk ka harruar të përmendë edhe faktin që marrëdhënia e tij me Seldin u keqinterpretua në media. “Portalet kanë qenë ato që kanë keqinformuar publikun, megjithatë publiku ka qenë dashamirës me ne dhe na ka mbështetur gjithmonë”.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!