Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez ka publikuar këngën e saj më të fundit me titull “ Come & Get It”. Disa pasazhe të tekstit të kësaj kënge kanë bërë që në mediat e huaja të nisin spekulimet se kjo këngë i dedikohet ish të dashurit të saj Justin Bieber.

selena gomez

“Të dua shumë... Kjo dashuri akoma nuk ka marrë fund...”,-janë disa nga vargjet që kanë hapur dyshime se ky produksion muzikor i referohet Bieberit. Ndërkohë ka qenë vetë Gomez, e cila i ka mohuar këto zëra duke thënë se as fansat dhe as mediat nuk duhet të aludojnë për një histori që ka përfunduar.

selena gomez justin bieber

Gjithashtu ajo është shprehur se nëpërmjet kësaj kënge dëshiron të përçojë një model dhe një shembull të mirë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)