Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez ka thënë se ajo e ka bërë ish të dashurin e saj Bieber të qajë.

Bukuroshja Gomez ka qenë e ftuar ditën e hënë në shfaqjen e moderatorit David Letterman ku nuk ka hezituar të hedhë kunja mbi ishin e saj, Justin duke deklaruar se kur i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre e ka bërë atë të qajë.

selena gomez

Nuk kanë munguar as ngacmimet e moderatorit i cili e ka pyetur Selenën nëse ajo aktualisht po shoqërohet me ndonjë mashkull tjetër apo jo.

“Jo unë jam vetëm dhe jam shumë mirë”:- ka thënë Selena duke buzëqeshur.

Selena tërhoqi vëmendjen e publikut jo vetëm me ato që tha por dhe me paraqitjen e saj mjaft të bukur.

selena gomez

E veshur me një fustan të shkurtër dhe një palë këpucë me taka Selena dukej mahnitëse.

Së fundi aktorja e ëmbël po meret me promovimin e filmit ku ësktë protagoniste “Spring Breakers”, i cili pritet të shfaqet më datë 5 prill.

selena gomez

Aktorja ka rolin e një nxënëseje kolegji dhe interpreton së bashku me aktoren e njohur Vanessa Hudegens.

(b.t/shqiptarja.com)