Muzeu i veçantë i personazheve VIP në dyll, i jep botës një tjetër Selena Gomez, duke prezantuar në New York kopjen në dyll të yllit të muzikës pop. E veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona lëkure, statuja e Gomez kërkoi më shumë se katër muaj për t’u krijuar nga një skuadër prej 20 personash.

Drejtuesi dhe menaxheri i i Madame Tussauds, Bret Pidgeon, tregon se veshja është imituar nga një koncert i saj gjatë vitit të kaluar dhe pamja e Selenës është shumë natyrale e reale, pothuajse identike me mënyrën sësi ajo duket tani. Statuja do të vendoset në seksionin e muzikës bashkë me kopje të Lady Gaga, Justin Timberlake dhe mjaft të tjerë.

Ndërkohë, Pidgeon shpjegon se ata i lejojnë fansat e këngëtarëve të afrohen sa më pranë figurave në dyll të idhujve të tyre, madje dhe t’i puthin ato. Ai thotë se fansat mund të shikojnë me detaje ndërtimin e fytyrës së tyre, të ndjejnë praninë dhe të përjetojnë çdo gjë që do donin të bënin me ta, meqë mundësitë për t’i realizuar në realitet janë shumë të pakta. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)