Këngëtari Justin Biber dhe bashkëshortja e tij Hailey Baldwin janë martuar në një ceremoni private me 150 të ftuar. Çifti dukej më i lumtur se kurrë. Por para kësaj lidhje Biber ishte në një romancë me këngëtaren Selena Gomez, e cila e ka përjetuar ndarjen keq. Për pasojë ajo ka vuajtur një periudhë të ngarkuar nga ankthi.
Shumë fansa të tyre kanë menduar se si mund të ketë reaguar Selena pasi në media doli lajmi i dasmës së ish-it të saj. Burime pranë saj kanë pohuar për ‘US Weekly’ : Selena e di që është më mirë pa Justin dhe ka marrë vendimin më të shëndetshëm për të. Ajo është shumë mirë, po del me miqtë dhe familjen, po qëndron larg vendeve publike dhe po e redukton ankthin.