Këngëtarja Selena Gomez është shtruar në një institucion psikiatrik në Bregun Lindor Amerikan pas një krize të fortë paniku. Ajo po merr të gjitha trajtimet e nevojshme, por të gjithë fansat dhe miqtë janë të shqetësuar për shëndetin e këngëtares.
Ajo që na bëri përshtypje ishte reagimi i ish-të dashurit të saj Justin Bieber. Mbrëmjen e djeshme ai është parë tek hynte në kishë, shumë pak kohë pasi lajmi i Selena-s qarkulloi nëpër media.
Ai dukej shumë i trishtuar, dhe të gjithë i ka lënë të mendojnë se është i shqetësuar për Sel. Dyshja janë lidhur e ndarë kaq shumë herë, por historia e tyre e dashurisë mori fund në pranverën e këtij viti.

Foto e kapur nga paparacët
/Shqiptarja.com
Komente

