Selenicë, Meta prezanton Cenajn
Keqardhje për përballjen me Ballin!

Selenicë, Meta prezanton Cenajn<br />Keqardhje për përballjen me Ballin!
VLORE - Kreu i LSI, Ilir Meta, prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane në garë për Bashkinë e Selenicës, Kasem Cenaj, i cili sipas tij lë një dëtyrë të rëndësishmë për të marrë më shumë përgjegjësi. 

Meta u shpreh i bindur se banorët e kësaj zone do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar kandidatin e së majtës, premtoi se qeveria do të të ketë investime konkrete në këtë zonë si në bujqësi, ashtu dhe blegtori.

Ndërsa ne kërkojmë të zgjidhim problemet të cilat deri tani nuk janë zgjidhur dot nga pushteti vendor. Prandaj të gjitha votat për kandidatin e ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’ dhe të majtës së bashkuar Kasem Cenaj. Kasemi është një figurë e njohur, është një djalë i kësaj zone, dhe kandidon në emër të një ndryshimi për bashkinë e Selenicës e cila është disa herë më e madhe se bashkia ekzistuese dhe ka disa herë më shumë sfida në administrimin e saj, por ka dhe shumë mundësi dhe resurse, sepse me bitumin e Selenicës janë shtruar rrugët e botës dhe është turp që ne t’i kemi rrugët në këtë situatë”, - theksoi Meta

Në këtë ditë të 9 majit, Meta u shpreh se PD-ja ka bërë një gabim që si rival të Kësem Cenajt ka zgjedhur një kandidat të Ballit Kombëtar për 21 qershorin. Meta uroi ditën e fitores mbi fashizmin, kemi arsye të festojmë në trevat më patriotike të vendit. 

"Gëzuar 9 Majin ditën e fitores mbi fashizmin. Ne kemi shumë arsye për të festuar më 9 maj, veçanërisht populli i Vlorës dhe i Labërisë, sepse sot feston e gjithë Europa, por ne kemi arsye më shumë të festojmë sesa shtetet e tjera të Europës, sepse gjyshërit tanë nisën luftën kundër fashizmit, përpara se të luftonte Bashkimi Sovjetik dhe Britania dhe përpara se të hynte në luftë edhe Amerika. Ndaj dhe ne sot më 9 maj një nderim të veçantë për të gjithë kontributin e popullit të Vlorës dhe veçanërisht të Labërisë. Na vjen keq që Partia Demokratike na ka vënë përpara një kandidat nga Balli Kombëtar më 21 qershor, megjithatë kjo është një e drejtë e tyre, s’ka asnjë problem”, tha Meta duke folur para komunitetit të Selenicës.

Ndërkohë, kandidati Kasem Cenaj u tha banorëve se prioritet për të do të jetë infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi.

Rruga e të ardhmes për të rinjtë tanë të jetë e ligjshme dhe e qëndrueshme. Plaga jonë më e madhe, infrastruktura e munguar, i ka bërë njerëzit e kësaj krahinë të mos arrijnë të sigurojnë mirëqenien që iu takon. Infrastruktura nuk është luks, por është parakusht për mirëqenie dhe zhvillim. Jam i bindur se me punën tonë të përbashkët dhe me mbështetjen e qeverisë, bashkia e re do të jetë transformuar rrënjësisht. Ndiem krenar për kontributin që më duhet të jap në këto zgjedhje për fitoren tonë”, -tha  Cenaj.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos