TIRANE- Godina e Partisë Demokratike është ndarë në departamente. Aktiviteti opozitar i PD-së ka bërë që, Basha në planimetrinë e re të rindërtimit të selisë, të përcaktojë që godina në katin e parë të ndahet në departamente të veçanta në mënyrë që të përmbushen detyrat që ai ka përcaktuar. Këto zyra të reja do të kenë hapësira të nevojshme për t’i dhënë mbështetje anëtarëve të PD-së të cilët shkojnë për të marrë ndihmë ligjore etj.

Konkretisht në katin e parë të godinës do të jetë departamenti për ish-të përndjekurit, legalizimet, të shkarkuarit nga puna, ish-pronarët etj. Këto departamente do të kenë nga një titullar i cili do të udhëheqë grupin e punës për secilin nga sektorët.