TIRANE - Ndonëse ashensorët përdoren për godinat shumë katëshe, në selinë e PD-së ajo shërben vetëm për të shkurtuar ngjitjen e pesë shkallëve. Rindërtimi i selisë së Partisë Demokratike ka një vit që ka nisur dhe tani është drejt fazës përfundimtare. Selia e Ish-shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popullore e ka pësuar një ndryshim rrënjësorë nga brenda ku kryetari i ri i PD-së është kujdesur që brenda saj të jenë të gjitha parametrat moderne, ku ndër to është edhe ashensori.