TIRANË – Partia Socialiste ka ndryshuar mesazhin dhe sfondin e konferencave të saj për shtyp nga ngjyra purpurt e “Rilindjes” në ngjyrën gri të qeverisë në pritje. Sëbashku me ngjyrën, ka ndryshuar edhe mesazhin: Zyra e Kryeministrit të zgjedhur! Në të dy krahët e folësve, qëndrojnë flamujt: ai shiptar dhe ai i Bashkimit Evropian. Ndryshimet u dukën sot në konferencën për shtypt të deputetes Ermonela Felaj.

(Në foto: Deputetja Felaj në foltoren e re dhe sfondin e ri të konferencave për shtyp në PS)
Për herë të parë vërehen risi të tilla në këtë seli, por që tregojnë qartë se skenografët e fushatës elektorale jo vetëm që nuk e kanë përfunduar misionin e tyre, por po përgatisin skenografinë e një qeverie të re që pret të marrë formë në shtator dhe sëbashku me të, do të vijnë edhe ngjyrat në sfondin gri.
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama është shquar për pritje të tilla qëkurse ai drejtonte ministrinë e Kulturës, bashkinë e Tiranës dhe vetë PS-në. Me hyrjen e tij si drejtues në këto institucione, ndryshoi gjithçka në to, që nga mobilimi, dekorimi, mënyra e hartimit dhe përgatitjes së dokumentave zyrtare apo vendosja e logove. Edhe Tirana sot mban ende gjurmët e viteve të tij si kryebashkiak, ku fasadat e pallateve “e harruan” ngjyrën tradicionale të rëndomtë dhe u pikturuan nga studentët e arteve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com