Selimi: Po manipulohet me Ushtrinë e Kosovës

Selimi: Po manipulohet me Ushtrinë e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është shprehur i pakënaqur me ecurinë e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

Ai ka thënë se që nga viti 2014, duke u nisur nga Qeveria Thaçi, Mustafa dhe tash kjo Haradinaj, kanë vazhduar të luajnë pingpong me FSK-në. Selimi ka thënë se që katër vjet vetëm është duke u manipuluar me formimin e ushtrisë së Kosovës.

Madje, sipas tij, përderisa Lista Serbe është determinuese në Kuvend dhe Qeveri, Kosova nuk do të ketë ushtri. Selimi ka thënë se është optimizëm i rrejshëm që ushtria do të formohet së shpejti pasi, sipas tij, rrethanat politike dhe juridike nuk kanë ndryshuar. Deputeti Selimi ka paralajmëruar një dinamikë më të madhe të mbikëqyrjes parlamentare të Ligjit për FSK-në.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen