Selitë, autori konflikt me xhaxhain e
një prej viktimave për borxhin 318 mijë €

TIRANE- Vrasja e dyfishtë brenda një vile në Selitë, që u duk si vrasje për vetëmbrojtje, për prokurorinë e Tiranës dhe policinë dyshimet flasin se krimi është krye me dashje. Viktimat Ervin Shaba dhe Adnand Luli, janë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë që mbahej pa lejë nga biznesmeni i ndërtimit Flamur Ymeri.

Ky i fundit njihet në kryeqytet si bashkëaksionet i kompanisë së ndërtimit “Selita 2005” si dhe si person që jepte tek biznesmenë të tjerë shuma të konsiderueshme parash. Hetimi nga nxjerë se një shumë financiare prej 318 mijë euro është dhënë në formë huaja nga biznesmeni Flamur Ymeri, tashmë i dyshuar për vrasje, tek xhaxhai i vikimës Ervin Shaba. Ymeri i ka dhënë sasinë e lekëve Demir Shabës dhe bashkëshortes së tij Luljeta Shaba në vitin 2011, me të drejtë kthimi.

Por vitet kanë kaluar dhe kjo shumë nuk është kthyer, dhe për pasojë biznesmeni Flamur Ymeri ka njxerë në gjykatë urdhërin e sekuestrimit të pasurisë së Demir Shabës, xhaxhait të viktimës Ervin Shaba. Në lojë ka hyrë përbarimi, dhe ka sekuestruar disa prona në zonën e Selitës, që janë në emër të Demir dhe Luljeta Shabës. Ky borxh i pashlyer, sipas prokurorëve mund të jetë bërë shkak i kësaj vrasje, por ende me siguri nuk është provuar, për shkak se gjatë ditës së djeshme policia ka pyetur xhaxhain e viktimës dhe disa persona të tjerë.

Vrasje me dashje
Gjatë verifikimit me imtësi të banesës së biznesmenit Flamur Ymeri, ekspertët e policisë shkencore kanë arritur të fiksojnë dhe një plumb, të fshehur në banesë. Plumbi i pistoletës është krahasur me gëzhojat dhe predhat e sekuestruara në vendgjarje, ku ka rezultuar se ai nuk kishte përputhshmëri. Nisur nga kjo situatë, prokurorët filluan të besojnë se ngjarja nuk ka qënë aksidentale. Sipas burimeve është e vërtetë që dy viktimat kanë hyrë të maskuar në banesën e Ymerit dhe se qëllimi i tyre ka qënë për të grabitur.

Kjo për shkak se ata kanë pasur informacion se Ymeri ishte biznesmen. Por si motiv në këtë çështje që deri tani është e komplikuar është dhe fakti se xhaxhai i viktimës Ervin Shaba, ka pasur prombleme të vazhdueshme me autorin e krimit Flamur Ymeri, të cilit i kishte marrë shumën prej 318 mijë euro dhe nuk ia kishte kthyer. Tashmë prokuroria e Tiranës është në pritje dhe të ekspertizave balistike të armëve dhe predhave të sekuestruara në vendgjarje, ndërkohë që ndaj biznesmnit Flamur Ymeri është ngritur paraprakisht akuza e “Vrasjes me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa lejë”.

Fshehja e pistoletës
Prokurorët kanë ngritur dyshime të forta se në vendgjarje kanë qënë tre armë, por që sipas tyre ka shumë gjasa që njëra pistoletë të jetë fshehur. Ky veprim është kryer nga biznesmeni Flamur Ymeri i cili është autori kryesor i vrasjes së dy të rinjve brenda në banesën e tij në zonën e Selitës në kryeqytet.
 
 
Ngjarja Autori, telefonoi policinë: “Ejani se vrava dy grabitës”
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë rreth orës 08:00, brenda banesës së ndërtuesit Flamur Ymeri. Burime nga policia e Tiranës thanë se ka qenë vetë 45-vjeçari Ymeri që ka telefonuar në sallën operative dhe ka deklaruar se kishte qëlluar për vdekje dy persona, që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij.

Ai i ka treguar adresën efektivit që i është përgjigjur në numrin 129 dhe i ka kërkuar që në shtëpinë e tij të shkonin shërbimet e policisë. Dy personat që hynë me armë dhe maska në vilën 2-katëshe në zonën e Selitës në Tiranë, nuk kanë pasur asnjë dokument me vetë. Rreth katër orë pas krimit, policia ka bërë identifikimin e dy të rinjve, që mbetën të vrarë gjatë tentativës për të grabitur në banesën e ndërtuesit Flamur Ymeri. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se viktimat janë Adnan Luli, 22 vjeç, nga Shkodra dhe banues të kryeqytet dhe Ervin Shaba, 26 vjeç, nga Tirana.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)

Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)