Ish-ministri i LSI-së, Dritan Prifti ndodhet në gjendje kritike për jetën. Prifti vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë gjaku, ndërsa kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali. Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani. 

Pavarësisht nga trajtimet e marra mësohet se ish-ministri i Ekonomisë nuk ka përmirësim të gjendjes shëndetësore. Ai është kthyer sot pasdite në Shqipëri nga ku bëhet e ditur se gjendja e tij shëndetësore sa vjen e përkeqësohet. Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju në politikë. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushatë. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt. Nuk dua të mërziteni”, u shpreh Prifti gjashtë muaj më parë kur vendi përgatitej për zgjedhjet parlamentare./albeu.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com