Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti inspektoi sot procesin e vaksinimit ndaj dermatozës nodulare në një fermë me 500 krerë gjedhë në Kashar.
Kjo sëmundje është përhapur me shpejtësi në shumë vende europiane si Bulgari, Rumani, Kosovë, Maqedoni, ku rata e prekjes të tufave të kafshëve është shumë e madhe.
Në dakordësi të plotë me BE, Shqipëria ka ngritur një strategji parandalimi dhe monitorimi të kësaj sëmundje duke marrë nga fondi i emergjencës së BE për përballimin e përhapjes së kësaj sëmundje, 25 mijë doza vaksine, të cilat janë shpërndarë në fermat komerciale me mbi 50 krerë gjedhë.
Prej disa ditësh shërbimi veterinar dhe stacionet veterinare në vend kanë filluar këtë proces duke vaksinuar fermat klinikisht të pastra duke imunizuar tufat e mëdha. Në javën në vijim pritet të mbërrijnë 250 mijë doza vaksine të akizicionuara me fondet e vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare.
Me këtë sasi vaksinash do të arrihet mbulimi i gjithë popullsisë së gjedhëve në ferma komerciale dhe ato të vogla.
Aktualisht ne rrethin e Tiranës, Ministria e Bujqësisë njofton se ditën e hënë datë 25.07.2016 për qarkun e Tiranës janë shpërndarë 1800 dozë vaksinë dhe në ditët në vijim do të furnizohet edhe me 1000 dozë të tjera për të mbyllur plotësisht fermat e mëdha.
Me mbërritjen e sasisë tjetër prej 150.000 dozë vaksinë ky proces do të shtrihet në të gjitha fermat e tjera të gjedhit. Aktualisht procesi i vaksinimi vijon me ritme të shpejta për të arritur mbrojtjen e gjedhëve nga kontaminimi me dermatozën nodulare.
Brenda dy ditëve janë vaksinuar 1000 krerë gjedh në fermat e mëdha të rrethit Tiranë dhe duke filluar nga dita e nesërme ky proces do të shtrihet edhe në rrethin e Kavajës.
Veterinerët që po kryejnë vaksinimin e kafshëve, fillimisht janë trajnuar nga Projektit PAZA II për njohjen e veçorive të sëmundjes, llojin e vaksinës dhe procedurës së përdorimit të vaksinës për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj fermerëve.
Ministri Panariti deklaroi se ka nisur me urgjencë fushata e vaksinimit masiv kundër kësaj sëmundje të popullatës së gjedhit, e cila është ajo që preket kryesisht nga kjo sëmundje.
"Jemi këtu, në këtë fermë për të përfunduar vaksinimin. Trupat e vaksinatorëve kanë marrë instruksione për të bërë vaksinimin sipas të gjitha kritereve që duhen zbatuar. Brenda maksimumi 10 ditëve, ne do të kemi përfunduar vaksinimin e të gjithë krerëve të bagëtive në të gjithë vendin. Llogariten afërsisht 300.000 doza vaksine, të cilat do të mbulojnë gjedhin në pjesën e pa prekur të territorit, duke forcuar imunitetin e kafshëve në mënyrë që të mbrojmë ato nga kjo sëmundje shumë e rrezikshme. Jemi përqendruar tek komplekset e mëdha, sepse këto janë veçanërisht në rrezik, pasi kemi grumbullimin më të madh të kafshëve , e do të vazhdojmë pastaj edhe në komplekset e vogla. Jemi në këtë kompleks, I cili ka afërsisht 500 krerë lope, do të vazhdojmë dhe në komplekse të tjera që kanë këtë grumbullim të madh kafshësh, njëkohësisht do të vazhdohet më pas sipas një rendi zbritës edhe në komplekset që kanë 100, 50 e deri në 20 krerë. Mendojmë që Brenda dy javësh, ne do të kemi të stabilizuar imunitetin ndaj kësaj sëmundje duke garantuar paprekshmërinë e kafshëve tona nga kjo sëmundje shumë e rrezikshme, e cila kërcënon popullatën e lopëve të qumështit dhe të lopëve për mish", u shpreh Panariti.
Ministri Panariti u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve:
Çfarë do të bëhet me shitjen e mishit z. ministër?
Shitja e mishit, ka qenë një masë e detyruar, që është dhe brenda normave dhe praktikës të kërkuar nga Bashkimi Europian. Është strategjia e kontrollit të sëmundjes që parashikon mbylljen e tregjeve të hapura të kafshëve. Kjo është një masë provizore.
Siç thashë, pasi të stabilizohet imuniteti në kafshë, ne do të hapim menjëherë tregun, por ne nuk mund të rrezikojmë për hir të disa interesave ekonomike, që unë kam natyrisht mirëkuptimin tim. Nuk mund të rrezikojmë të hedhim në erë blegtorinë e vendit pikërisht për shkak të disa interesave. Unë, natyrisht kërkoj mirëkuptimin dhe durimin e të gjithë operatorëve, sepse këtu bëhet fjalë për një interes kombëtar. Për shkak të disa interesave, të cilat cenohen, por do të cenohen përkohësisht, ne nuk mund të rrezikojmë të hedhim në erë blegtorinë e vendit, të shkatërrojmë popullatat e kafshëve të qumështit, kafshëve të prodhimit, sepse kjo është një normë që na imponohet edhe nga Bashkimi Europian. Unë në fund të shtatorit, do të jap llogari, në kuadrin e një mbledhjeje urgjente që ministrat e Bashkimit Europian, do të bëjnë në Portugali, pikërisht për zbatimin e këtyre masave. Prandaj, kam mirëkuptimin për të gjithë ata operatorë, por kjo është një masë e përkohshme.
Ne po ecim me shumë shpejtësi për të mbuluar me vaksinë të gjithë popullatën e gjedhit. Do kërkohet sigurisht edhe një javë që të krijohet imuniteti pas aplikimit të vaksinës dhe menjëherë pastaj do të hapim tregjet, por duhet të kuptojnë dhe ata që është në interesin e atyre kjo masë, sepse është një masë afatgjate, një masë që mbron blegtorinë tonë nga kjo sëmundje shumë e rrezikshme.
Pak a shumë me periudhë kohore, sa mund të jetë kjo masë?
Unë ju thashë pak më parë, për 10 ditë ne do të kemi përfunduar komplet vaksinimin. Kërkohet një periudhë për vendosjen e imunitetit, minimalisht një javë, kështu që unë mendoj se, do të jemi të gatshëm për dy javë të hapim tregjet e kafshëve dhe për të lejuar natyrisht edhe importet sipas të gjitha rregullave.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com