Frika nga sëmundja e plasjes/ Nis vaksinimi i bagëtive në 6 qarqe (VIDEO+FOTO)

TIRANË- Ditën e sotme nis fushata e vaksinimit të bagëtive në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes së plasjes.

Vaksinimi do të kryhet në 44 fshatra që i përkasin qarqeve Elbasan, Berat, Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe Vlorë. Deri më tani ka përfunduar vaksinimi i bagëtive në qarkun Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera është parashikuar të përfundojë në fund të muajit maj. Në total do të bëhen rreth 80 mijë vaksina në të gjithë vendin tek bagëtitë e imta, gjedhi, njëthundrakët dhe derrat.

Në qarkun Vlorë aktualisht janë vaksinuar rreth 21% e bagëtive. Pritet që deri në fund të muajit të vaksinohen rreth 12 mijë krerë thotë Adila Kojdheli, drejtori i Agjencisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Vaksinimi kryhet falas nga Shërbimi Veterinar Shtetëror dhe po monitorohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet strukturës përkatëse. Fushata e vaksinimit është në përputhje me programin e kontrollit të plasjes në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?