Sëmundjet kardiovaskulare, Bara: Para sezonit të plazhit të bëhet kontrolli mjekësor

Në studion e Report Tv ishte i ftuar Petrit Bara, shef i shërbimit të kardiologjisë në QSUT, i cili foli për sëmundjet kardiovaskulare, pasojat, faktorët si dhe masat që duhet të marrin personat me këtë sëmundje, sidomos tani që jemi dhe në sezonin e plazhit dhe temperaturat vijojnë të rriten. Bara theksoi se është rritur me 41% vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare.

Me rritjen e temperaturave fillojnë dhe problemet kardiovaskulare. Kemi një numër të lartë vdekjesh kardiovaskulare. Gjendja e të fiktë është  një problem madhor tani në stinën e verës, 1 në 2 veta janë me hipertension. Të sëmurët më tension kanë probleme me daljet në diell. Ata që shkojnë në plazh duhet të futen gradualisht ne det, mbas orës 10 konkretisht. Para se të fillojë sezoni i plazhit, personat duhet të bëjë një kontroll te mjeku. Pasi në det e plazh bëjnë sforco dhe rinia. Moshat e dyta dhe të treta të mos hyjnë vetëm në det, por të shoqëruar. Gjithashtu edhe qendrat vëzhguese në plazhe duhet të jenë prezente për të dhënë ndihmën e parë pacientëve që kanë probleme të tilla.

Petrit Bara, shef i shërbimit të kardiologjisë në QSUT

I pyetur sesa ndikon pesha në sëmundjet kardiovaskulare, Bara pohoi se njerëzit mbipeshë janë ata që kanë probleme më të shumta kardiovaskulare.

Shumica e  njerëzve mbipeshë kanë më shumë mundësi për të pasur sëmundje kardiovaskularte. Pijet alkoolike ne diell janë mjaft të rrezikshme. Shumë të sëmurë drejtohen në klinikat tona dhe kontrolollohen për të diagnostikuar sëmundjet e tyre. Pacientët janë të detyruar të shkojnë  tek mjeku i familjes për të trajtuar sëmundjen e tyre në kohë. Pasi mjeku i familjes luan një rol shumë të madh në shëndetin e pacientëve. Kjo ul  numrin e vdekshmërisë në vend. Faktorët social si duhani, stresi, alkooli, mbipeshë ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare. Të sëmurëve kardiovaskularë do t’iu bënte shumë mirë dhe klima malore për shëndetin. Patologjitë e hipertensionit janë disa si : përdorimi i madh i kripës, mbipesha , yndyrnat, dhe mos përdorimi i bukës dhe ëmbëlsirave në masën e duhur. Mund të them se mjekësia kardiologjike ka arritur nivele të larta krahasuar më përpara. 

Petrit Bara, shef i shërbimit të kardiologjisë në QSUT

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari