Senati amerikan konfirmon Gina Haspel në krye të CIA-s

Senati amerikan konfirmon Gina Haspel në krye të CIA-s

Gina Haspel

Senati amerikan konfirmoi të enjten Gina Haspel si drejtoren e re të CIA-s, gruaja e parë që shërben në këtë post. Emërimi i zonjës Haspel për të drejtuar agjencinë e spiunazhit ringjalli një debat rreth praktikave tashmë të ndaluara të torturës. Ajo u konfirmua pasi disa demokratë iu bashkuan shumicës republikanëve duke thënë se ata do ta mbështesnin kandidaten e paraqitur nga Presidentit Donald Trump.

Udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell arriti të bindte anëtarët ta miratonin emërimin e zonjës Haspel megjithë kundërshtimet e disave, duke përfshirë senatorin John McCain, i cili u kishte bërë thirrje kolegëve ta hidhnin poshtë atë. Republikanët vlerësuan karrierën 33-vjeçare të zonjës Haspel në CIA, nga operative në shumë vende të botës e deri tek emërimi për të shërbyer si drejtoresha e parë grua e agjencisë./ VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti