Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar emërimin nga Donald Trump të Pete Hegseth si Sekretar të Mbrojtjes, pavarësisht kundërshtimit nga i gjithë kampi demokrat dhe tre senatorë republikanë.
Sipas mediave të huaja, tre senatorë republikanë (Susan Collins, Mitch McConnell dhe Lisa Murkoëski) votuan kundër Hegseth, në një barazim 50-50 që kërkonte, për herë të dytë ndonjëherë, një votë barazimi për një kandidat të kabinetit nga një nënpresident në detyrë.
Vance ndihmoi në konfirmimin e ish-prezantuesit të Fox Neës, Pete Hegseth, si Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së, pavarësisht akuzave për abuzim me alkoolin, ngacmime seksuale dhe dyshime për aftësinë e tij për të udhëhequr Pentagonin.