TIRANË – Senati çam është mbledhur në Durrës për të diskutuar problemet e komunitetit çam në Shqipëri, duke përfshirë në diskutim edhe Rezolutën që iu paraqit Kuvendit nga PDIU-ja e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Këtë rezolutë ata e konsideruan si shumë të vonuar, sepse, sipas tyre, Idrizi e trajton partinë si doganat që ka drejtuar dikur duke e shitur çështjen çame. Në vend që të merrej me problemet thelbësore të komunitetit, thanë drejtuesit e Senatit, kryetari i së vetmes parti që duhej të mbronte çështjen e Çamërisë, u mor vetëm me targa e patenta.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)