FRANCE - Senati francez ka miratuar projektligjin të premten, i cili pritet të legalizojë martesat mes të njëjtës gjini dhe adoptimit të fëmijëve nga këto çifte.

Votimi pro erdhi pas ky projektligj mori miratimin në Dhomën e Ulët, ku partia Socialiste e presidentit Francois Hollande dhe aleatët e saj dominojnë në të dyja dhomat e parlamentit francez.

Ndërkohë pritet, që Asambleja Kushtetuese të japë miratimin e saj në muajin e ardhshsëm. Kjo është një nga reformat e fundit sociale të presidentit socialist Francois Hollande.

Muajit e fundit Parisi është mbërthyer nga protesta të shumta nga kundërshtarët dhe mbështetësit e ligjërimit të martesave gay.

Aktualisht në Francë PACS - bashkjetesa e cifteve gay lejohet që prej vitit 1999.

Aktivistët në Francë thanë se është i papranueshëm ligjërimi i martesave homoseksuale, që do të thotë jo diskriminim kundër tyre, por ”duam të mbrojmë vlerat etike të martesës tradicionale, që garanton një familje të fortë dhe një shoqëri të shëndoshë”.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)