Senati amerikan ka hapur rrugën për shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratëës duke miratuar një rezolutë, në të cilën përfshihet edhe kandidatura e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri.
Sipas kësaj rezolute, të gjitha emërimet do të shqyrtohen dhe votohen së bashku, në vend që secila të trajtohet veçmas.
Wendt u nominua nga presidenti Donald Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Shqipëri, por kjo rezolutë nuk lidhet me konfirmimin e tij në këtë detyrë.
Rezoluta u miratua të enjten me 50 vota pro, 47 kundër dhe 3 abstenime.
Ardhja e Wendt në Tiranë do të pasonte Yuri Kim, në drejtimin e misionit diplomatik amerikan, e cila u largua në qershor 2023.
Në dëgjesën publike të 20 majit në Senat, Wendt renditi si prioritete kryesore luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, sigurinë kibernetike dhe krijimin e një klime më të favorshme për investimet amerikane.
Ai shprehu gjithashtu mbështetje për SPAK-un, të cilin e cilësoi një institucion të rëndësishëm, duke vlerësuar bashkëpunimin e tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas Wendt, puna e strukturës antikorrupsion mbetet kyçe për sa kohë ajo ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike.
Komente









Le te shohim nese ambasodori i perzgjedhur, do te dale jashte kornizes diplomatke te paraardhesve te tij, Arvisu, Donald Lu, Yuri Kim, etj. Idea eshte se Senati ka kohe qe diskuton, se si struktura kriminale qe u projektuan ne kohen e Arvisu, me baze kriminile ordinere, u fuqizuan, u strukruruan dhe shtrine sipermarrjet e tyre kriminale ne te gjithe Ballkanin. Idea e funksionareve USA embassy ne Tirane, si observues te nje " situate qe po ju rreshqiste nga duart", stonon me refrenin e kolegeve europiane, qe shfrytezuan keto baza kriminale per te fuqizuar buxhetin financiar i cili, per momentin qe po flasim, mund te shfrytezohet vetem per te blere influence politike, ushtarake, etj. Pra, cfare duhet te them qe USA, duhet te mendoje mire strategjine, vezhgues??! OK. Vezhgues, po rrija po vezhgoja zogjte ne qiell, romantike, erdhi makina dhe me coi ne RIP, per natyren time si observer.. Post Scriptum: Per kujtese, To Mr. Eric Wendt. Le te kujtojme "Grushtin e shtetit ne Turqi" dhe " keto struktura kriminale ne Shqiperi kishin gisht ne copen e tortes",..... mund te perseritet, por kesaj rradhe ne USA!
Përgjigju3 vite për të gjetur një ambasador...!!! Kjo quhet burokraci amerikane...
Përgjigju