Lufta në Ukrainë/ Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Kievin

Lufta në Ukrainë/ Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Kievin

Senati amerikan ka miratuar paketën e ndihmës në vlerë prej 95.34 miliardë dollarësh, ku përfshihet edhe ndihma ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në vlerë prej 60 miliardë dollarësh. 

Megjithatë, fati i këtij legjislacioni mbetet i paqartë, pasi republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kanë sinjalizuar se nuk do të mbështesin këto masa. Ligjvënësit e miratuan paketën me 70 vota pro dhe 29 kundër, duke tejkaluar pragun e 60 votave të nevojshme. 22 republikanë iu bashkuan shumicës së demokratëve, duke votuar në favor të projekt-ligjit.

“Kanë kaluar vite dhe ndoshta dhe dekada, që kur Senati ka miratuar një projekt-ligj që ndikon në përmasa të tilla jo vetëm tek siguria jonë kombëtare, jo vetëm tek siguria e aleatëve tanë, por edhe tek siguria e demokracisë perëndimore”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Në paketën e miratuar përfshihen edhe 14 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin dhe ndihmë për shtetet e tjera. Por megjithë miratimin në Senat, paketa përballet me një të ardhme thellësisht të pasigurt në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët e linjës së ashpër që mbështesin ish-Presidentin Donald Trump – kandidati kryesor për emërimin e partisë së tij për president dhe një kritik i mbështetjes për Ukrainën – e kundërshtojnë projekt-ligjin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Senatin amerikan për miratimin e këtij legjislacioni.

“Për ne në Ukrainë, vazhdimi i ndihmës së SHBA-së na ndihmon të shpëtojmë jetë nga terrori rus. Kjo nënkupton se jeta do të vazhdojë në qytetet tona dhe do të triumfojë ndaj luftës”, shkroi ai në X. Ndihma amerikane sjell më afër paqen në Ukrainë dhe rivendos stabilitetin botëror, duke rezultuar në rritje të sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë”.

Ndihma financiare dhe ushtarake amerikane ka qenë thelbësore për Ukrainën, shtet që po lufton kundër pushtimit që Rusia nisi pothuajse dy vjet më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
UNESCO: Kievit do t'i duhen 9 miliardë dollarë për rindërtuar objektet kulturore dhe rimëkëmbur turizmin

1707858325_wtrbhbrtsz.GIF

Kiev, Ukrainë

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, Ukrainës do t'i duhen pothuajse 9 miliardë dollarë për të rindërtuar vendet e saj kulturore dhe industrinë e turizmit pas luftës së nisur nga Rusia.

 Kështu ka deklaruar UNESCO, sipas së cilës sektori i turizmit dhe i kulturës kanë shënuar humbje në të ardhura mbi 19 miliardë euro në gati dy vite konflikt. 

Agjencia tha se luftimet dëmtuan 341 vende kulturore në të gjithë Ukrainën – përfshirë qytetet e Kievit, Lviv dhe Odessa – me një kosto prej 3.5 miliardë dollarësh. 

"Katedralja e Odesës është një shembull i një vendi që është dëmtuar rëndë," tha Chiara Dezzi Bardeschi, e cila drejton zyrën e UNESCO-s në Ukrainë. 

“Është simbol i gjithë komunitetit me një kuptim të thellë shpirtëror dhe historik,” shtoi ajo.

Ora 21:55
Elon Musk kundër ndihmës për Ukrainën: Putin nuk mund ta humbasë luftën

1706612345_elonmusk.jpg

Elon Musk

Presidenti rus Vladimir Putin nuk mund ta humbasë luftën në Ukrainë. Këtë e ka thënë Elon Musk – raportojnë mediat amerikane – gjatë një eventi virtual.

Musk tha gjithashtu se ishte kundër ofrimit të ndihmës për Kievin: "Këto shpenzime nuk e ndihmojnë Ukrainën. Zgjatja e luftës nuk e ndihmon Ukrainën",- tha Musk, trasnmeton La Reppublica.

Ora 14:36
'Veprime armiqësore kundër Rusisë', Moska vendos kryeministren estoneze në listën e të kërkuarve

Ministria e Brendshme ruse ka vendosur në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Kryeministrja Kallas dhe liderë të tjerë të vendeve baltike, shpjegoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, janë përfshirë në listën e kërkuar të Moskës për “veprime armiqësore kundër Rusisë dhe kundër kujtesës së saj historike”.

Në listë është edhe ministri i Kulturës së Lituanisë, Simonas Kairys dhe përfaqësues të tjerë të vendeve baltike. Kairys tha se “Regjimi po bën atë që ka bërë gjithmonë: po përpiqet të mbysë lirinë… dhe të vazhdojë të krijojë versionin e tij që është në kundërshtim me faktet ose logjikën."

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 14/02/2024 07:53

    Sa me shum arme ukraines aq me te medhaja jane fitimet e kompanive te armeve amerikane Duhet te dergohen akoma arme sepse kan ngel akoma ca te rinj ukrainas pa u vrar

    Përgjigju
  • Beni: 13/02/2024 14:35

    Amerikanet presin copa letre dhe nga ana tjeter vazhdojne te vriten bij nenash , kjo masaker duhet te mbaroje dhe perendimi me ne krye gringot duhet te kuptoje qe dhuna nuk mund te vazhdoje pergjithmone per interesat e tyre grabitqare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë