Senati për të parën herë në 4 vite rrëzon veton e Trump

Senati për të parën herë në 4 vite rrëzon veton e Trump

Donald dhe Melania Trump

Republikanët e Presidentit Donald Trump në Senat rrëzuan veton e tij ndaj një projektligji për mbrojtjen, duke shënuar kështu herën e parë gjatë katër viteve të presidencës së tij që republikanët e Senatit hedhin poshtë veton e tij.

I mbledhur në një sesion të pazakontë për ditën e parë të Vitit të Ri, Senati votoi 81 me 13 duke arritur shumicën e nevojshme me dy të tretat për të tejkaluar veton presidenciale me mbështetje nga të dyja partitë, vetëm dy ditë para se Kongresi i ri të bëjë betimin të dielën. Tetë veto të mëparshme të presidentit janë mbështetur prej tyre.

Edhe pse gjithmonë në krah të presidenti, që nga zgjedhjet e tre nëntorit ata janë kritikuar nga Trump për faktin që nuk i mbështetën plotësisht pretendimet e tij të pabaza për mashtrim elektoral, që refuzuan kërkesën e tij për ndihmë më të madhe financiare ndaj familjeve amerikane në vështirësi dhe që po anashkalojnë veton presidenciale.

Senati i udhëhequr nga republikanët shqyrtoi në mesditë Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), një projektligj prej 740 miliardë dollarësh, të cilin zoti Trump nuk pranoi ta kthejë në ligj, sepse nuk shfuqizonte disa mbrojtje ligjore për kompanitë e teknologjisë.  Presidenti gjithashtu kundërshtonte një dispozitë që u heq bazave ushtarake të vendit emrat e gjeneralëve të luftës civile amerikane që luftonin në emër të Konfederatës së shteteve të jugut. Dhoma e Përfaqësuesve tashmë e ka rrëzuar veton e presidentit.

Tensionet mes republikanëve po rriten gjithashtu rreth planit të disa konservatorëve për të shprehur kundërshtimin e tyre të mërkurën e ardhshme, kur Kongresi i ri zyrtarisht do të votojë mbi rezultatet e Kolegjit Zgjedhor që konfirmon fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhje para se ai të bëjë betimin më 20 janar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja