Senatori amerikan, McCain: Takimi Trump-Putin, një gabim tragjik
Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, kritikoi takimin mes dy presidentëve Trump dhe Putin, duke e cilësuar edhe si një “gabim tragjik”.
Senatori republikan, John McCain
Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua dje me homologun e tij rus, Vladimir Putin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, ku folën për çështje të ndryshme. Pika e vetme ku të dy presidentët u shfaqën tërësisht në një mendje, ishte ajo e ndërhyrjes së supozuar ruse, në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, në fund të 2016-ës, çështje e cila është ende nën hetim.
Në një konferencë për shtyp, e cila u cilësua nga amerikanët si më e dobëta e një presidenti amerikan dhe gati-gati si tradhti kombëtare, Trump kritikoi FBI-në dhe Departamentin e Shtetit në lidhje me këtë çështje dhe theksoi se stafi i tij nuk ka pasur lidhje me Moskën.
Menjëherë pas kësaj konference, reagoi edhe senatori republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, i cili kritikoi takimin mes dy presidentëve, duke e cilësuar edhe si një “gabim tragjik”.
McCain theksoi gjithashtu se presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte dështuar të mbronte vendin e tij dhe madje e kishte çuar reputacionin e SHBA-ve në një pikë të ulët, të paparë ndonjëherë.
“Jo vetëm që Presidenti Trump dështoi të fliste të vërtetën për një kundërshtar, por duke folur për Amerikën në botë, presidenti ynë nuk arriti të mbrojë gjithçka që na bën këta që ne jemi, një republikë e njerëzve të lirë”, tha McCain për deklaratat e Trump.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
54.2%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Përshëndetja naziste e Bannon në konventën e konservatorëve shkakton polemika, Bardella anulon fjalimin
21 Shkurt, 19:34
-
Donald Trump e shpalli veten 'mbret', plasin polemikat në SHBA
21 Shkurt, 14:50
-
'Tërbim' i Trump ndaj Zelenskyt, ish-ambasadori: Është megaloman! Europa po përjeton shekullin e turpërimit, jemi drejt një rendi të ri botëror
21 Shkurt, 13:50
-
Ish-agjenti kazak i KGB-së: Trump u rekrutua nga spiunazhi rus, iu dha pseudonimi 'Krasnov'
21 Shkurt, 13:42
-
SHBA/ Buxheti republikan, maratonë votimesh përballë kundërshtimit të demokratëve
21 Shkurt, 09:53
-
Sekretari i shtetit amerikan, Rubio: Takimi Trump – Putin varet nga përparimi në dhënien fund të luftës
21 Shkurt, 08:59
-
Arben Qirezi: Kosova dhe pasiguria e aleancave, a i kanoset Kosovës kriza ekzistenciale?
21 Shkurt, 08:45
-
'Zelensky është diktator', shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas: Trump ndoshta e 'ngatërroi' atë me Putinin
21 Shkurt, 08:02
-
Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve! Çfarë parashikon vendimi
20 Shkurt, 21:29
-
Këshilltari i Zelensky: Aleatët amerikanë po tregojnë interes të çuditshëm për zbatimin e ‘formulës së Putinit’ për poshtërimin e Perëndimit
20 Shkurt, 20:59
-
Macron: Në Uashington do i them Trumpit se nuk mund të tregosh dobësi përballë Putinit! Zelensky, president i zgjedhur në një sistem të lirë
20 Shkurt, 20:32
-
Paralajmëron kreu i NATO-s: Rritni shpenzimet e mbrojtjes ose do merrni një telefonatë nga Trump
20 Shkurt, 19:38