Senatori republikan Ron Johnson fiton garën në Viskonsin

Senatori republikan Ron Johnson fiton garën në Viskonsin

1668022493_RonJohnson.PNG

Senatori republikan Ron Johnson fitoi ndaj demokratit Mandela Barnes në Viskonsin, duke mbajtur gjallë shpresat e republikanëve për të marrë në kontroll Senatin dhe duke shuar shpresat e zotit Barnes për të hyrë në histori si senatori i parë me ngjyrë në këtë shtet.

Fitorja për zotin Johnson, një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump, erdhi pasi ky i fundit humbi me një diferencë të ngushtë dy vjet më parë në këtë shtet ndaj Presidentit Joe Biden.

"Votat janë të qarta. Matematikisht, nuk ka asnjë rrugë për gjeneralin Barnes për të kapërcyer diferencën prej 27,374 votash. Kjo garë ka përfunduar”, tha Johnson në një deklaratë.

Zoti Barnes nuk e pranoi humbjen të mërkurën herët. Ai mbajti një konferencë shtypi në mesditë në qytetin e tij të lindjes në Milluoki.

"Pavarësisht se çfarë thonë, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që çdo votë do të numërohet. Ne do të presim dhe të shohim se çfarë kanë vendosur votuesit pasi të dëgjohen të gjithë zërat e tyre”, tha zëdhënësja e fushatës së zotit Barnes, Maddy McDaniel më herët në mëngjes të mërkurën.

Johnson, në një intervistë në radion WISN-AM, akuzoi zotin Barnes se refuzoi të pranonte rezultatin e garës pasi kishte premtuar më herët gjatë fushatës që do ta bënte një gjë të tillë.

“Është e qartë se ai nuk ka rrugë drejt fitores”, tha Johnson.

Gara ishte një nga disa gara të ashpra të Senatit në të gjithë vendin, që mund të përcaktojnë se cila parti mban kontrollin e Senatit. Johnson tha se priste që republikanët të dilnin më mirë në zgjedhjet e mesmandatit, duke thënë se politikat demokrate "nuk janë të mira për Amerikën".

Barnes, po kërkonte të bëhej senatori i parë me ngjyrë i shtetit Viskonsin. Johnson kandidoi për një mandat të tretë. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2010, si pjesë e lëvizjes Tea Party dhe fitoi rizgjedhjen në vitin 2016.

Ron Johnson është një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump. Ai e drejtoi këtë fushatë duke u përpjekur ta paraqesë zotin Barnes si të dobët ndaj krimit dhe zbatues të axhendës së demokratëve.

Barnes, si shumë demokratë në nivel kombëtar, u përpoq të parashtronte si temë qëndrore abortin, duke theksuar mbështetjen e gjatë të zotit Johnson për përmbysjen e ligjit që mbronte abortin dhe duke argumentuar se milioneri Johnson nuk kishte lidhje me shqetësimet e klasës së mesme./VOA


Lajmi kryesor:

Demokratët fitojnë vendin kryesor në Senat! Biden: Demokracia nuk ndodh rastësisht! Biden flet për herë të parë pas zgjedhjeve: Ne do t’i befasojmë të gjithë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë