Sensibilizimi/ Ardian Takaj: 50% e të
ardhurave nga biletat për Lekbellon

Sensibilizimi/ Ardian Takaj: 50% e të<br />ardhurave nga biletat për Lekbellon
Gjatë ditëve të fundit ka pasur një sensibilizim të madh në Greqi për të ndihmuar ish-futbollistin e njohur të Kombëtares shqiptare Artur Lekbello, ndërsa nga sensibilizimi i grekëve kanë marrë shembull edhe në Shqipëri.
 
Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj në një intervistë për REPORT TV u shpreh se 50% e të ardhurave nga ndeshja që do të luhet përballë Tiranës do shkojnë për Artur Lekbellon.
 
"50% e të ardhurave nga biletat nga ndeshja që do të zhvillohet përballë Tiranës do shkojnë për Artur Lekbellon" deklaroi Takaj.
 
Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare dhe Tiranës, Artur Lekbello është në gjendje kritike. 51-vjeçari vuan nga një sëmundje e rrallë dhe për t’u diagnostikuar ka një kosto të papërballueshme nga familja Lekbello e cila po e ndjek atë në Selanik për vizita.

Artur Lekbello ka lindur më 23 shkurt 1966 në Tiranë, ndërsa ka luajtur me bardheblutë dhe Aris Selanik në Greqi, të cilët po i gjenden në këto ditë të vështira.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë