Sensibilizimi për të drejtat e grave, universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ mirëpret instalacionin “Këpucët e kuqe”

Ditën e sotme Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mirëpriti instalacionin “Këpucët e kuqe” ndërthurur me instalacionin “Wind of change” të artistit durrsak Ivo Mojo.

Instalacioni “Këpucë të kuqe” vjen si një fushatë ndërgjegjësuese, në një kohë ku shumë gra nuk gëzojnë ende të drejtat e tyre dhe jeta e tyre shpesh rrezikohet nga papërgjegjshmëria e partnerëve të tyre.

Nëpërmjet angazhimit në shoqëri, edukimit të tyre dhe gjithëpërfshirjes në fusha të ndryshme të jetës, gratë bëhen më të ndërgjegjësuara dhe të pavarura duke mos u bërë viktima, prandaj dhe ndalesa në universitetin e Durrësit ka një simbolikë pasi një grup studentesh nga departamenti i psikologjisë dhe jo vetëm, kanë marrë pjesë duke mbështetur këtë kauzë.

Puna vullnetare e tyre bëri që ditën e sotme me prezencën e regjisores Driada Dervishi, të mbahet një aktivitet falenderues ku u shpërndanë dhe disa bursa për studente të këtij fakulteti në shenjë mirënjohje.

UAMD shprehu gatishmërinë për të mbështetur kauza të tilla në vijimësi dhe jo vetëm, duke ndihmuar në çdo lloj forme që të krijojmë një shoqëri sa më të sigurt dhe të barabartë për të gjithe individët e saj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg