Sepp Blatter bëhet pishman, do
tentojë të qëndrojë në krye të FIFA-s

Sepp Blatter bëhet pishman, do<br />tentojë të qëndrojë në krye të FIFA-s
Sepp Blatter mund të tentojë për të qëndruar në krye të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), shkrujnë sot mediat zvicerane, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Më pak se dy javë pasi Blatter dha dorëheqjen nga kreu i FIFA-s, një burim i afërt me të ka thënë se Blatter ka marrë mesazhe mbështetjeje nga federatat afrikane dhe aziatike të futbollit në të cilat ata kërkuan që të rishqyrtojë vendimin e tij. Një burim anonim për gazetën zvicerane

"Schweiz am Sonntag" tha se Blatter ndjehet i nderuar nga mbështetja e tyre dhe se nuk e përjashton mundësinë që të mbetet në pozicionin e tanishëm.
 
Ndërkohë nga FIFA nuk ka patur komente në lidhje me artikullin e gazetës zvicerane.
 
Në fillim të këtij muaji, Blatter tha se jep dorëheqje nga pozita e presidentit, si rezultat i hetimit të korrupsionit brenda FIFA-s, të udhëhequr nga FBI.
 
FIFA duhet të zgjedh njeriun i cili do të zëvendësoj Blatterin, në takimin që do të mbahet në dhjetor në Cyrih. Gazeta zvicerane ka spekuluar se ri interesimi i Blatterit për pozicionin e mëparshëm, arsyetohet me largimin e drejtorit për marrëdhënie me publikun, Walter de Gregorio nga

FIFA, për shkak se ai e këshilloi Blatter të japë dorëheqjen. De Gregorio nuk ka dashur të komentojë deklaratat e gazetës.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën