TIRANE- “Shqipëria mundet”. Kjo është shpresa dhe shtysa që i japin shqiptarëve dy krerët e delegacioneve të BE dhe SHBA në Shqipëri. Ambasadori i BE, Ettore Sequi dhe ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu, kanë sjellë një editorial të përbashkët për situatën politike në Shqipëri, dhe mundësitë që i ofrohen vendit në rrugën drejt integrimit europian.
Në këtë editorial të dy ambasadorët ndalen në ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, duke i thënë shqiptarëve se “me të drejtë mund të ndihen krenarë si i takon zhvillimit të këtij procesi”.
Krerët e delegacioneve të BE dhe SHBA në Shqipëri i vlerësojnë zgjedhjet e 23 qershorit si demokratike dhe me pjesëmarrje të lartë në votime.
Ambasadorët vënë theksin në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për imazhin e Shqipërisë në Europë dhe rrugën e saj drejt integrimit europian.
Ndërkaq, ambasadorët Sequi dhe Arvizu, theksojnë rëndësinë e vijimit të reformave dhe konsolidimit të tyre, në mënryë që të ecet me hapa konkretë dhe të sigurt drejt integrimit në BE.
Në editorialin “Shqipëria mundet”, theksi vendoset tek forcimi i shtetit ligjor, luftën ndaj korrupsioni, zgjidhjen e çështjes së pronave, si dhe rritjen e standardit të jetesës në vend.
Një tjetër çështje me rëndësi ku ndalen dy ambasadorët në editorialin "Shqipëria mundet" është përmirësimi i klimës së biznesit në vend, edhe sa i takon nxitjes së investimeve të huaja.
LEXONI TE PLOTE: EDITORIALI I AMBASADOREVE SEQUI DHE ARVIZU ME TITULL "SHQIPERIA MUNDET"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në këtë editorial të dy ambasadorët ndalen në ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, duke i thënë shqiptarëve se “me të drejtë mund të ndihen krenarë si i takon zhvillimit të këtij procesi”.
Krerët e delegacioneve të BE dhe SHBA në Shqipëri i vlerësojnë zgjedhjet e 23 qershorit si demokratike dhe me pjesëmarrje të lartë në votime.
Ambasadorët vënë theksin në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për imazhin e Shqipërisë në Europë dhe rrugën e saj drejt integrimit europian.
Ndërkaq, ambasadorët Sequi dhe Arvizu, theksojnë rëndësinë e vijimit të reformave dhe konsolidimit të tyre, në mënryë që të ecet me hapa konkretë dhe të sigurt drejt integrimit në BE.
Në editorialin “Shqipëria mundet”, theksi vendoset tek forcimi i shtetit ligjor, luftën ndaj korrupsioni, zgjidhjen e çështjes së pronave, si dhe rritjen e standardit të jetesës në vend.
Një tjetër çështje me rëndësi ku ndalen dy ambasadorët në editorialin "Shqipëria mundet" është përmirësimi i klimës së biznesit në vend, edhe sa i takon nxitjes së investimeve të huaja.
LEXONI TE PLOTE: EDITORIALI I AMBASADOREVE SEQUI DHE ARVIZU ME TITULL "SHQIPERIA MUNDET"Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)










