TIRANE-Forumi për trashëgimninë kulturore i ka dërguar një letër ambasadorit të BE-së ku shpreh shqetësimin mungesën e transparencës për projektin për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit, që përveç prerjes së pemëve të Parkut të Liqenit, parashikojnë edhe shembjen e murit rrethues të Pallatit të Brigadave.
Shqetësimit të këtij forumi ambasadori i BE-së i është shprehur se po e ndjek me vëmendje ndërkohë që çështja e ambientit në Shqipëri është pjesë e analizës që bëhet në raportin vjetor të progresit të Komisionit.
“Në fushën e mbrojtjes ambientale, Bashkimi Evropian e ka këshilluar qeverinë e Shqipërisë për të adaptuar legjislacionin duke e përafruar me standardet e BE përsa i përket ndërtimit të rrugëve, transparencës për qytetarët dhe respektimin për ambientin.
Megjithatë, është përgjegjësi e ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike, Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së rrugëve rurale dhe të tjerëve sektorë të përfshirë që të respketojnë plotësisht dhe në mënyrë të drejtë implementimin e legjislacionit shqiptar.”- thuhet në përgjigjen e Sequit.
JA PËRGJIGJJA E PLOTË
Falemnderit për letrën tuaj në të cilën ju jepni informacion për situatën që i takon mbrojtjes së Parkut të Tiranës, që lidhet me çështje ligjore, rolin e shoqërisë civile dhe reagimin e autoriteteve. Delegacioni i BE në Shqipëri i kushton vëmendje të madhe çështjes së mbrojtjes së ambientit.
Raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian analizojnë në detaje gjendjen sa u përket çështjeve të ambientit në Shqipëri dhe Bashkimi Evropian vlerëson shumë rolin e grupeve të shoqërisë civile në këtë fushë. Progres raporti për Shqipërinë i vitit 2012 do të publikohet në fillim të tetorit.
Bashkimi Evropian nënvizon domosdoshmërinë për respektimin e plotë dhe implementimin e legjislacionit. Në fushën e mbrojtjes ambientale, Bashkimi Evropian e ka këshilluar qeverinë e Shqipërisë për të adaptuar legjislacionin duke e përafruar me standardet e BE përsa i përket ndërtimit të rrugëve, transparencës për qytetarët dhe respektimin për ambientin.
Megjithatë, është përgjegjësi e ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike, Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së rrugëve rurale dhe të tjerëve sektorë të përfshirë që të respketojnë plotësisht dhe në mënyrë të drejtë implementimin e legjislacionit shqiptar. Ju lutem vini re gjithashtu se Delegacioni i BE në Shqipëri nuk ka mandat për të ndërhyrë në çështje të veçanta.
Pavarësisht kësaj, delegacioni i BE do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet për mbrojtjen ambientale nga shumë afër, dhe për të punuar bashkërisht në nivelin politik dhe nëpërmjet suportit financiar shumë substancial (asistenca financiare e BE në këtë sektor në pesë vitet e fundit llogaritet në 115 milionë euro). Në këtë kontekst letra juaj është shumë e vlefshme dhe e mirëpritur.
Me respekt
Ettore Sequi
Ambasador
/Shqiptarja.com