Sequi: BE pret që Shqipëria
të plotësojë 12 prioritetet
Deklarata është bërë sot nga ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes Shqipëri-BE për projekte në infrastrukturë dhe në fushën e të drejtave të njeriut. "Ne presim përmirësim të funksionimit të parlamentit, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, sundimi i ligjit të mos vonohet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pronësisë, shqiptarët të zotërojnë të drejta të barabarta, të respektohen të drejtat e paraburgosuve" (ne foto momenti i nenshkrimit te marreveshjes)
TIRANE- "Bashkimi Europian pret nga Shqipëria që të plotësojë 12 prioritetet për marrjen e statusit të vendit kandidat". Deklarata është bërë sot nga ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes Shqipëri-BE për projekte në infrastrukturë dhe në fushën e të drejtave të njeriut.
( ne foto momenti i nenshkrimit te marreveshjes)"Ne presim që Shqipëria të përmirësojë funksionimin e parlamentit, zbatimin e rekomandimeve të
OSBE/ODIHR-it, legjislacionit të nevojshëm që kërkon përfshirjen e shumicës së cilësuar në parlament, sundimi i ligjit të mos vonohet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pronësisë, shqiptarët të zotërojnë të drejta të barabarta, të respektohen të drejtat e paraburgosuve, pra presim që 12 prioritetet e KE-së të vihen në zbatim” ka theksuar Sequi.
Sipas ambasadorit Sequi marrëveshja e nënshkruar sot me ministrinë e Integrimit është vetëm një nga hallkat e zinxhirit të premtimeve të Bashkimit Europain dhe shtoi se të gjithë aktorët në Shqipëri duhet të marrin përgjegjësitë dhe detyrat e tyre për zbatimin e këtyre projekteve.
Në këtë kontekst, theksoi ai "pritshmëritë tona për rezultatet e kësaj ndihme nuk janë modeste".
“Këto, shtoi Sequi, janë çështjet prioritare që Shqipëria duhet të adresojë për të marrë statusin e vendit kandidat dhe që ajo duhet të adresojë për të siguruar përmbushjen e aspiratave demokratike dhe europiane të shqiptarëve".
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, gjatë dy viteve të ardhshme, qeveria shqiptare do të mund të përfitojë nga një total prej 82 milion eurosh ndihmë nga BE në mbështetje të përpjekjeve për përmirësime në fusha strategjike.
Më konkretisht, financimi do të shkojë për mbikalimin e Vlorës, rrjetin e rrugëve rurale dhe konkurrueshmërinë e fermerëve, për njësinë e trajtimit të ujit në Velipojë, përfshirjen sociale të komuniteteve rom dhe egjiptian, drejtësinë dhe arsimin profesional.
Ambasadori Sequi theksoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian nuk është formalitet por një shenjë e angazhimit të të dyja palëve në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit europian. “Nënshkrimi i marrëveshjes është një moment përgjegjësi i Bashkimit Europian për të mbajtur premtime përsa i përket asistencës financiare por edhe edhe të Shqipërisë për të siguruar që asistenca financiare të përkthehet në zhvillim, rritje ekonimike për qytetarët shqiptarë” .
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.3%
-
Jo
61.7%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 3598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56