TIRANE- Ambasadori i Etore Sequi është shprehur i zhgënjyer për kritikat e bëra ndaj BE-së. Sipas tij, kritikat janë te pabaza, pasi BE ndodhet në Shqipëri për ta mbështetur atë. Keto deklarata Sequi i bëri gjatë një takimi te mbajtur sot nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me projektin Selea, ku u prezantua projektvendimi mbi "Kullimin dhe Përdorimin e llumrave të ujerave ne Bujqësi.

I pyetur nga gazetarët pas takimit se kush ishin ata që kishin lëshuar kritika s Sequi tha:  “Dua të bëj me dije se BE është këtu për të ndihmuar Shqipërinë. Në përgjigje të disa kritikave të bëra, dua t'ju them se ne jemi mbështetje për Shqipërinë, dhe kjo e fundit nuk është mirë pa Evropën. Jemi këtu për t'iu dëshmuar me fakte dhe jo me fjalë mbështejen tonë. E kemi Shqipërinë në çdo fushë, pasi BE ka investuar 120 milionë euro në fushën e mjedisit.”- tha Sequi.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në hotel Tirana ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu kërkoi bashkëpunimin e të gjithë institucioneve për implementimin e këtij projekti dhe për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura.

(sg/shqiptarja.com)