Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë Ashton ka shprehur falënderimet e Catherine Ashton dhe Komisionerit Fyle për Ambasadorin Sequi, për kontributin e tij në afrimin e Shqipërisë me BE-në. Në këtë mënyrë "hidhen posht" të gjitha aludimet lidhur me largimin e diplomatit Sequi nga detyra e tij në Tiranë, si përfaqësues i delegacionit të BE.
Diplomati italian do të largohet nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, për të marrë një pozicion kyç në ministrinë italiane të Punëve të Jashtme.
Nëpërmjet një deklarate të posaçme, Ashton i ka uruar Sequit suksese në detyrën e re të tij, si shef i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Federica Mogherini.
“Ambasadori Ettore Sequi do të largohet së shpejti nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri për të marrë nje pozicion kyç në Ministrinë italiane të Punëve të Jashtme. Ambasadori Sequi, një diplomat italian që ka shërbyer, ndër të tjera, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Afganistan, ka dhënë një kontribut domethënës në afrimin e Shqipërisë me BE-në. Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton dhe Komisioneri Štefan Füle e falënderojnë z. Sequi për punën e tij të shkëlqyer dhe i urojnë suksese në detyrën e tij të re”, thuhet në deklaratën për shtyp nga zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë.
Ettore Sequi ka mbajtur postin e kreut të delegacionit të BE-së në Tiranë që prej janarit të vitit 2011, ndërsa në vitin 2004 ka mbajtur postin e zëvendësshefit të misionit diplomatik italian në Tiranë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com