TIRANE - Ndryshe nga 1 vit më parë, kur për nder të 8 Marsit - ditës së gruas, ambasadori i BE, Etore Sequi priti deputete nga të dy krahët e politikës, si Valentina Leskaj në krahun e djathtë dhe Mesila Dodën nga mazhoranca.
Pa u shkëputur nga konteksti i klimës elektorale për zgjedhjet që mbahen në qershor, diplomati mësohet se ka informuar deputetet se në muajin prill pritet të mbërrijë për vizitë në Tiranë shefja e politikës së jashtme në BE, baronesha, Ketrin Eshton.
“Keni kaluar vështirësi të shumta për të treguar se keni vlera. Por fitoret tuaja do të jenë të plota kur të mos jenë vetëm tuajat. Kujtoj gjëra si dhuna në familje apo gra që janë të privuara nga shumë gjëra në jetë.
Beteja juaj është e madhe, sepse ju jeni zëri i grave që nuk dëgjohet”, u shpreh Sequi. Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu bleu dje lule në sheshin “Skënderbej”, për të treguar mbështetjen e tij për nismën “Dhuro Një Lule Për Jetën”.
Arvizu tha se “lufta për të realizuar të drejta të plota të grave dhe të vajzave vazhdon dhe më e suksesshme të mund të jetë një shoqëri që të mund të integrojë gratë në jetën e një vendi, në punësim gjithashtu.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.032013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com